Ditën e sotme në Akademinë e Sigurisë në Sauk u zhvillua ceremonia certifikimit të kursantëve që përfunduan shkollën bazë për patrullimin e përgjithshëm në kolegjin e Policisë. Kristiana Sheqi ishte kursantja e cila u vlerësua si një ndër më të mirat.
Ajo u shpreh se sot ishte një ditë tepër emocionuese për të, pasi mori certifikatën, të cilën e quajti pasaportën e jetës. Sheqi u zotua se do t’iu shërbejë qytetarëve me ndershmëri dhe përkushtim.
“Sot është një ditë shumë e bukur, emocionuese që do mbetet gjatë në kujtesën time, pasi certifikata që mora sot është pasaporta e jetës time. Që e vogël ënderroja te isha pjesë e Policisë së Shtetit dhe sot jam pjese e saj e për këtë jam krenare. Do t’iu shërbej qytetarëve me ndershmëri e përkushtim.
Faleminderit eprorëve për vlerësimin, faleminderit gjithë stafit pedagogjik, faleminderit familjes time për mbështetjen dhe inkurajoj koleget e kolegët e mi që të mos stepen nga vështirësitë gjatë rrugëtimit tonë, por të japin më të mirën e tyre në funksion të imazhit të Policisë dhe të një shërbimi sa më cilësor për qytetarët, u shpreh ajo.




