Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i PD-së, Vangjel Dule u shpreh kundër ndërhyrjeve në Parkun Kombëtar të Butrinit.
Dule theksoi se po shkelet e drejta themelore ajo e pronës, por edhe respektimi i shenjtërisë.
“Ju që jeni në favor të këtyre parimeve a jeni krenar që shkelni vlerat jo vetëm të natyrës, por edhe potenciale arkeologjike. Ju votoni që të ngrihen qendra urbane, a jeni krenar. A jeni ju krenar sot, më pas e shohim pas disa vitesh. Rishikoni edhe pronat fetare, shihni se çfarë ka ndodhur!? Ka ndodhur një krim , janë grabitur. Ju sot në një kohë që është zbardhur krimi i instaluar në vendin tonë, ju mbroni produktet e krimit. Këto janë fakte të njohura botërisht…
Ndërsa dënoi xhirimin e klipeve në muze, Dule tha se heshtja e sotme nga autoritetet i ngjat heshtjes së shenjtat budallait.
“Heshtja juaj është e shejtan budallait, prisni të kaloi ky rast për të kaluar në një tjetër rast abuziv. Dua t’ju pyes çfarë ndodhi në muzeun e artit mesjetar në Korçë, xhirohen klipe këngësh dhe drejtoresha e institucionit del dhe thotë kjo është normale. Nuk ka më vlera shenjtëruese…”, tha ai.




