Çfarë bisedoi Rama dhe Balluku në Kryeministri për 7 orë? Klosi: Kam informacion se…

0
0

Blendi Klosi, ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli për anulimin e zgjedhjeve në Tiranë, Ogerta Manastirliun si kandidate, shkarkimin e Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak, por edhe për pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO, pas akuzave për shkelje të barazisë në tendera.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, tha se PS është gati për zgjedhje kurdo qofshin. Në lidhje me pyetjen nëse Manastirliu do të jetë sërish kandidatë për Bashkinë e Tiranës, ai tha se nuk dihet ende, pasi ka dhe një vit e gjysmë kohë nga zgjedhjet lokale.

Për Veliajn, ai tha se shkarkimi nga anëtarët e Këshillit Bashkiak ishte politik.

“Ogerta është drejtuese politike e qarkut të Tiranës, bashkisë së Tiranës. Ka detyrë të drejtojë PS e Tiranës. A do jetë sërish kandidate? Do jetë proces që do kërkojë kohën e vet, një vit e gjysmë kohë. Nëse gara do të ishte në 9 nëntor, Ogerta do të fitonte më thellë se në 11 maj.

 Veliaj është Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Mund të themi që ne e kemi transformuar Tiranën. Falë këtij transformimi ne marrim vota, historia me individin është tjetër gjë. A ka probleme nga largimi i Veliajt nga detyra? Patjetër që ka. Por, ne… po të kishte garë më 9 nëntor ne do të kishim fituar më thellë.

Unë nuk isha pjesë e votimit. Shkarkimi i tij ishte vendim politik”, u shpreh ai.

Sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, u pyet edhe për takimin Rama – Balluku në kryeministri, ditën që  ditën që GJKKO vendosi pezullimin e saj nga detyra.

“Zv Kryeministrja ka zyrën e saj në kryeministri. Pa dyshim që ka pasur biseda, por kam informacion që nuk është e vërtetë që kanë ndenjur 7 orë. (…) Nuk ka asnjë interes publiku se sa bisedon kryeministri.”, tha Klosi duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtij takimi.

Zjarr Tv Ad