Çfarë ka ndodhur mes tyre? Kryeministri Rama i drejtohet ambasadores amerikane me deklaratën e papritur, shihni reagimin e Yuri Kim: E urrej ta bëj, por…(FOTO)

0
182

Kryeministri Rama në fjalën e tij në konferencën e sotme me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë në botë, tha se me projektet që ka në vazhdim Shqipëria synon të bëhet një vendi eksportues dhe i pavarur energjitikisht.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama falenderoi edhe ambasadoren Yuri Kim, edhe pse u shpreh e urrente që ta bënte këtë.

“Ka mijëra arsye për të parë drejt të ardhmes me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, sepse nuk ka më dyshim. Edhe pse kompanitë në fjalë që shohim këtu vlejnë miliarda, por nuk paguajnë bileta për të ardhur në Shqipëri. Të gjithë zotërinjtë janë këtu për të investuar dhe për arsye biznesi. Dhe për të na u bashkuar ne. Në mbyllje dua të kujtoj ish-Presidentin Donald Trump. Ai ka mbajtur një fjalim të gjatë duke shpjeguar sa e rrezikshme është që të kesh varësi nga gazi rus. Dhe koha na tregoi se është vërtetë e rrezikshme dhe se duhet ta përballonim këtë gjë në këtë kohë kaq të shkurtër. Duhet të realizojmë këto projekte në këtë kohë të shkurtër.

Disa vite më parë askush s’e imagjinonte dhe sot kemi në dorë të bëjmë të mundur këtë projekt dhe e urrej ta them por më duhet ta falenderoj ambasadoren amerikane sepse ka qenë gur themeli në këtë gjë. Furnizimi me energji është pjesa më e rëndësishme. pse e urrej? Sepse të falenderosh perandoritë nuk është fort…por pas 30 vitesh SHBA na jep vërtet energji, Jeta kështu e paska.”, tha Rama.

Këtë moment ambasadorja Yuri Kim e kaloi me një buzëqeshje të ftohtë.

Zjarr Tv Ad