Situata e krijuara në Partinë Demokratike, e ka vendosur kryetarin e saj, Lulzim Bashën në gjendje paniku.
Mësohet se ai ka thirrur në një takim ditën e sotme, të gjithë kryetarët e degëve të PD-së.
Në takim do jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Basha u prit me protesta në selinë e PD-së dhe gjatë rrugës për në Kuvend.
Ndërkohë, seanca e djeshme u duk më shumë një farsë, pasi opozitës i rrodhën votat, kurse akti i grisjes së fletëve të votimit u lexua më shumë si një lojë mes Bashës dhe Ramës.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për të rikthyer sovranitetin e PD-së, pas vendimit personal të Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.




