Çipa: Në këto kushte, PD nuk vjen në pushtet as me Bashën e as me Berishën

0
68

Analisti Aleksandër Çipa thotë se në këto kushte në të cilët ndodhet Partia Demokratike, atë nuk mund ta sjellë në pushtet as Lulzim Basha e as Sali Berisha. Sipas tij, PD ka bërë disa përballje elektorale me PS dhe i ka humbur sepse nuk ka bashkuar dot rreth vetes të gjithë faktorët e tjerë.

Në emisonin “Ora e Betit”, Çipa shtoi se tani PD nuk mund të pretendojë të vijë në pushtet kur po copëzon vetëveten.

“Në këto kushte dhe në këtë gjendje zoti Basha nuk e rikthen dot PD në pushtet. Por në këto kushte, me rikthimin e zotit Berisha nuk rikthehet dot PD. Një proces zgjedhor dhe një rezultat elektoral është shumatore aritmetike votash e qytetarëve.

Ju keni bërë disa ndeshje elektorale me palën që është në pushtet dhe për shkak se nuk keni arritur të bashkoni të gjithë faktorët, keni humbur. Tani në rastin konkret, ju po copëzoni veten dhe pretendoni se do vinin në pushtet. Ky është problemi”, u shpreh analisti.

Zjarr Tv Ad