E hënë, Prill 20, 2026
Ballina Rajoni Covid-19 në Kosovë/ 141 raste të reja dhe 6 viktima nga koronavirusi...

Covid-19 në Kosovë/ 141 raste të reja dhe 6 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

0
23

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.

Brenda 24 orëve janë shënuar 6 viktima në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.

Zjarr Tv Ad