Dakordësi për presidentin: Alibeaj bën lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

0
136

Tema kryesore dhe aktuale e ditëve dhe javëve të fundit ka qenë emërimi i presidentit të ri të vendit. Enkeled Alibeaj ka njoftuar sërish mbledhje të grupit parlamentar të PD-së ditën e sotmë për të arritur në një dakordësi sa i takon procesit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 në selinë blu. Kujtojmë se ditën e djeshme pas 3 orëve diskutim u propozuan disa emra kandidatësh që më pas do ti shkojnë mazhorancës për votim në parlament.

‘Komisioni i Rithemelimit’ e bojkotoi këtë mbledhje pasi sipas tyre marrëveshja mes opozitës dhe mazhorancës tregon qartë se Alibeaj po punon në shërbim të Ramës.

Kandidatët që kalojnë në fazën tjetër:

1.Leonard Demi

2.Arben Çejku

3.Dritan Demiraj

4.Dashamir Shehi

5.Rexhep Uka

6.Halim Kosova

7.Leka Zogu

8.Visar Zhiti

Kandidatët që u propozuan në fillim:

1.Leonard Demi

2.Arben Çejku

3.Dritan Demiraj

4.Dashamir Shehi

4.Jorida Tabaku

6.Rexhep Uka

7.Halim Kosova

8.Leka Zogu

9.Visar Zhiti

10.Lajla Pernaska

Zjarr Tv Ad