E hënë, Prill 6, 2026
Ballina Aktualitet Debate të forta në Komisionin Hetimor për 25 prillin, Alibeaj humor me...

Debate të forta në Komisionin Hetimor për 25 prillin, Alibeaj humor me Bardhyl Kollçakun: Ulu Gjeneral se nuk kanë rënë topat akoma, ulu

0
55

Mbledhja e radhës në Komisionin Hetimor për Zgjedhjet po zhvillohet mes debateve të ashpra, nga të dy palët. Në fakt, debati nuk bëhet për faktet dhe ë fakt, debati nuk bëhet për faktet dhe çështjet e rendit të ditës, por për radhën e fjalës.

Socialistët me në krye nënkryetarin e Komisionit Toni Gogu, akuzojnë demokratët se po ju hiqet e drejta e fjalës. Ndërkohë, kryetari demokrat Enkelejd Alibeaj është shprehur se radhën do ta marrin të gjithë me radhë. Mirëpo, ndërhyrjet e deputetëve në fjalën e njëri-tjetrit nuk janë ndalur.

Në një moment, deputeti socialist Bardhyl Kollçaku, ish-drejtues i Forcave të Armatosura është ngritur në këmbë dhe i është drejtuar me tone të larta Alibeajt. Ky i fundit, duke e marrë me humor situatën ia ktheu “Ulu Gjeneral. Ulu Gjeneral. Nuk kanë rënë topat akoma. Akoma nuk kanë rënë.”

Zjarr Tv Ad