Dëbora mbulon rrugët, ARRSH thirrje shoferëve: Po hedhim kripë në çdo aks, respektoni sinjalistikën dhe përdorni zinxhirë

0
53

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes pasi në disa akse ka prezencë bore dhe reshje shiu. Gjithashtu, në disa akse kërkohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave të dimrit.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit vendi është përshkuar nga mot me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Zjarr Tv Ad