Dëgjesa për prishjen e banesave të “5 majit”, Bylykbashi nga Komisioni i Ligjeve: Erion Veliaj të vijë urgjentisht të japë llogari, policia bashkëpunëtore e kundërligjshme!

0
25

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi nga Komisioni i Ligjeve ka kërkuar që kryetari i bashkisë Erion Veliaj të vijë urgjentisht të dëshmojë për prishjen e shtëpive në zonën e “5 majit”.

Sipas Bylykbashit, edhe policia është bërë bashkëpunëtore e kundërligjshme për prishjen e banesave.

“Problemi është fakti që ju e pranonin si normale që një kryetar bashkie guxon të tallet me parlamentin, me ju tallet i pari se ju jeni mazhorancë. Kënaqeni me leximin. Nëse nuk i kemi fajtorin për dëmin që u është bërë qytetarëve, koha është flori por ata njerëz aty janë pa shtëpi. Zakonisht dëgjohen pastaj u prishet shtëpia. Kurse ju i dëgjoni pasi i prishni shpinë. Dikur futeshin ën burg njerëzit pastaj u bëheshe gati dosja. Këta banorë kanë më shumë punë dhe më shumë halle se kryetari i bashkisë. Këtu mungon shkelësi kryesor mungon kryetari i bashkisë që u prishi shtëpitë duke i lënë jashtë. Këtu duhet të jetë tani kryetari i bashkisë, ai është dëmtuesi kryesor, policia e shtetit thjesht është bërë palë me atë. Ata do të thonë gjëra që u kanë prish shpinë në kundërshtim me ligjin, ne duhet të dimë përse kryetari i bashkisë prish banesat dhe nuk vjen këtu të japë llogari. Policia gjithashtu të japë përgjigje përse bëhet palë në shkelje të kundërligjshme. Njerëz me titull pronësie i prishet shtëpia dhe policia asiston aty. Tallja me këtë parlament që po bën kryetari i bashkisë që nuk vjen këtu tu japë përgjigje. Kjo seancë dyshimore pa veliajn i mungon problemi kryesor. Shtëpia e atyre banorëve nuk i kthejmë dot pas”, tha Bylykbashi.

Në mbledhje janë dhe banorët e “5 Majit”, mirëpo kryetari i Bashkisë Tiranë , Erion Veliaj , ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm por është mjaftuar vetëm me një shkresë.

Zjarr Tv Ad