Deklarata e fortë e Robert Papës, tregon prapaskenat e udhëtimit të papritur të Yuri Kim drejt SHBA

0
114

Gazetari Robert Papa hodhi disa dyshime në lidhje me udhëtimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim, drejt SHBA pikërisht në kohën kur në Shqipëri nisi një peticion në lidhje me përfshirjen e saj në politikën e brendshme.

Papa tha se shkak i udhëtimit mund të jetë një thirrje për konsultime në Departamentin e Shtetit.

Deklarata e Papës:

“Nuk kishte pse të vinte në SHBA pasi shefja e saj, Karen Donfried, ishte në Tiranë pak ditë më parë. Kjo është ajo që quhet thirrje për konsultime. Efekti i peticionit ka ndikuar. Kur një zyrtare e lartë amerikane thotë që ambasadorja jonë ka mbështetjen e presidentit… gjithkush e di që presidenti nuk e njeh, është një emërim nga 250 ambasadorë. Për pushime nuk ka ardhur se pushimet nuk bëhen në maj”, tha Papa.

Zjarr Tv Ad