Deklarata e Krichbaum, Bardhi thirrje Berishës: Dëgjo apelin ndërkombëtar dhe ndal pengmarrjen e PD-së! Mos bëj sikur s’dëgjon e shikon

0
105

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së deputetit gjerman Gunther Krichbaum, i cili tha se partia e tij do të ndërpresë bashkëpunimin me Partinë Demokratike nëse “rikthehet e shkaura”.

Bardhi thotë se Berisha duhet të mos bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton se çfarë thonë partnerët ndërkombëtarë dhe të ndalojë pengmarrjen e Partisë Demokratike, duke e çuar drejt rrugës së izolimit ndërkombëtar.

Deklarata e Bardhit:

SB duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të, tashmë edhe partnerët po flasin për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD.

Parlamenti Europian në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 (pika 41) ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur nongrata për korrupsion madhor dhe i ka bërë thirrje BE-së që të vlerësojë tërësisht një përafrim të mundshëm me veprime të tilla.

Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara.

Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës.

Zjarr Tv Ad