Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për deklaratat e ambasadores në ikje të SHBA, Yuri Kim për operacionin e policisë dhe tensionet në kampin e MEK, në Manëz të Durrësit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se kur erdhën muxhahedinët në Shqipëri, SHBA na cilësoi si partner të “madh” që po bën “heroizëm”, ndërsa tani na japin lirinë t’i largojmë.
Ai deklaron se SHBA duhet të na e thotë troç që ka ndryshuar qasja e politikës së George Sorosit ndaj opozitës së Iranit. Ish-deputeti thekson se për hatër të servilizmit të politikanëve ndaj të mëdhenjve, Shqipëria është kthyer në vendin ku shkarkohen ujërat e zeza.
Deklarata e plotë:
Kur i sollët na çatë dërrasat se Shqipëria po bënte “heroizëm” dhe “solidaritet” si partner i “madh” me SHBA-në.
Pastaj në 2021 na çatë trapin kur sollët disa këlyshë të Sorosit që ikën nga Iraku si qen të pshurrur e hajdutë ordinerë.
Prishja e marrëveshjes me muxhahedinët?/ Kim distancohet: Vendimi i takon qeverisë
Në 2006-ën na sollët ujgurët nga burgu i guantenamos.
Në 2014-ën desh sollët mbeturinat toksike dhe plehrat e botës së “qytetëruar”.
Tani po thoni që po deshët i mbani po deshët i largoni.
Pse nuk e thoni troç që ka ndryshuar qasja e politikës së dhj*rë të Sorosit ndaj kësaj mender “opozitë” leshi të Iranit që ka qysh në vitin 1960, pra 63 vjet që bredh si p*rdha nëpër brekë jashtë Iranit me mashtrimin ordiner se do përmbysë regjimin autoritar Islamik Iranian, dhe do vendosin “demokraci”.
Po disidentët shqiptarë dhe anti komunistët nga viti 1945 deri në dhjetor 1990 pse nuk i strehuat në ndonjë vend demokratik???
Çfarë lesh opozite iraniane janë këta që kanë 10 vjet aty në zemër të Shqipërisë dhe e kanë kthyer atë kamp si Teheran???
Kush i kontrollon? Kush i financon? Kush i numëron se sa janë në fakt???
Ata janë minë me sahat dhe nuk duheshin pranuar fare, por sa më shpejt të largohen aq më mirë do jetë.
Në fakt, sipas mendimit tim brenda tyre ka nga ata që janë një celulë e mirëfilltë spiunazhi për llogari të regjimit të Iranit.
Nga njëra anë Shqipëria mbyll ambasadën e Iranit, e nga ana tjetër mban brenda saj në një fortesë si kështjellë plot bashkëpuntore të Iranit.
Për hatër të servilizmit të politikanëve plehra ndaj të mëdhenjve, e kthyet Shqipërinë si hale ku shkarkohen ujërat e zeza të gjithë haleve të botës.




