Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, pasi nuk mundi ta realizojë vizitën e tij në Beograd për shkak të bllokimit të trafikut ajror për avionin e tij, deklaroi se: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”!
Gazetari i njohur Ylli Dylgjeri ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtën rus Sergei Lavrov, që foli me tone të ashpra pas anulimit të vizitës së tij në Serbi. Lavrov tha se Brukseli po tërheq fijet dhe se nuk po mbështet “Ballkanin e Hapur”.
Në një postim në facebook, Ylli Dylgjeri pyet se pse nuk ka ardhur asnjë reagim nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm rus për ‘Ballkanin e Hapur’.
Postimi i plotë nga Ylli Dylgjeri:
Pse hesht Olta Xhacka?
Ende asnje prononcim nga diplomacia, Ministria e Jashtme dhe Qeveria shqiptare pas deklarimit te Ministrit Jashtem rus Lavrov, i cili e pohoi publikisht ne dt 6 Qershor 2022 lidhur me iniciativen serbe te krijimit te Ballkanit te Hapur.
“Ne shprehim përkrahje për inisiativën e Beogradit “Ballkan i hapur”-deklaroi Lavrovi në konferencën e shtypit.
Nese Lavrov nuk do te shprehej pas bllokimit te fluturimit ne Serbi nga vendet ballkanike, serisht publiku shqiptar, kosovar, i maqedonise se veriut, dhe Ai ballkanas ne teresi do te mbeteshin ne erresire, nen mashtrimin Rama – Vuvic- Shkup per nismen e “mrekullueshme rajonale”.
Por pas deklarimit te Lavrovit, vec demaskimit nga politikanet shqiptare andej ketej kufirit, medias, dhe ishdiplomateve, nuk kemi ende nje prononcim nga Ministrja Xhacka.
Po pse hesht Xhacka?
Pse mungon informimi?
Xhacka hesht se keshtu eshte edukuar ne familje, ne krushqi, e ne shoqeri.
Xhacka hesht se Ai vend pune i erdhi pas pazareve nga vellai i frendsit.
Xhacka hesht pasi e beri Ministrine cerdhe te miqesise e nepotizmit.
Xhacka hesht se sot eshte edhe investitore strategjike ne bregdetin e Jugut.
Xhacka hesht se eshte rritur me pazare e Piramida.




