Demokracia lind me liri, rritet me ligje demokratike/ Njoftohet protesta e parë te Kryeministria, pas Zgjedhjeve të 25 Prillit…

0
104

Shoqëria civile, së bashku me ish-të përndjekur politikë, aktivistë dhe intelektualë ka parashikuar në datën 12 Maj, mbajtjen e një proteste në ambientete përballë Kryeministrisë, për plotësimin e kërkesave të ish-të përndjekurve politikë, që u futën në grevën e urisë në Qafën e Barit. Grevë kjo, e cila njoftohet se u mbyll pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të pjesëmarrësve.

Postimi i plotë i aktivistes Nertila Celestina:

NJOFTIM PROTESTE/ (me 12 Maj-ora 12:00-Tirane-Tek Kryeministria dhe Instituti i Integrimit te ish te Perndjekurve politike)

“DEMOKRACIA LINDI ME LIRI, RRITET ME LIGJE DEMOKRATIKE”

Si asistente e tyre, duhet tju njoftoj se per shkak te gjendjes se renduar shendetsore te grevisteve ne burgun e tmerrit komunist te Qafe Barit, eshte vendosur te nderpritet greva, por te fillojne menjehere protestat e nje pasnjeshme qytetare deri ne plotesimin e kerkesave drejtuar qeverise. Shkak per nderprerjen e greves, u be shqetesimi i mbare shqiptareve ne Shqiperi& Kosove e diaspore per gjendjen kritike shendetesore te grevistave. Pas lutjeve te shumta te shqiptareve e vizitave prane tyre, per te mos shkuar dem jeta e heronjve te demokracise ne ate burg nga heshtja qeveritare, ata vendosen te nderpresin greven por te fillojne protesten. Keshtu bejme me dije se me date 12 ora 12:00, do te jete reagimi i pare ne Tirane ne formen e protestes nga qytetare, aktiviste te shoqerise civile, intelektuale, familjare te Integrimit te ish te perndjekurve politike dhe Kryeministrise. Protesta do te vijoje gjate diteve here pas here ne deren e te gjitha institucioneve kombetare e nderkombetare. Presenca e secilit prej jush, eshte vlere e shtuar e kauzes dhe demokracise!

Ju Faleminderit ne emer te grevisteve!

 

Zjarr Tv Ad