Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, mbrëmjen e djeshme votuan për strukturat e reja drejtuese të partisë. Përpos sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, pjesa tjetër e strukturave pati një rifreskim të plotë, përpara nisjes së Kuvendit në fillim të Shtatorit.
Nga foto reflektohet entuziazmi i demokratëve, për të zgjedhur drejtuesit e rinj, ndërsa nuk mungon ish-kryeministri Sali Berisha, që hedh votën në kuti për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë me dy gishtat lart.
Në fjalën e tij Lulzim Basha, kërkoi guxim nga shqiptarët në betejën kundër qeverisë, që hyn në mandatin e tretë radhazi. Mes shtyllave të aksionit të ri opozitar, Basha tha se do të ishte edhe nisma për ndryshimet Kushtetuese, pasi u pozicionua kundër paktit Berisha-Rama të vitit 2008.




