E martë, Prill 21, 2026
Ballina Aktualitet Demokratët në rresht për të votuar, Sali Berisha entuziast voton për të...

Demokratët në rresht për të votuar, Sali Berisha entuziast voton për të zgjedhur drejtuesit e rinj…

0
189

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, mbrëmjen e djeshme votuan për strukturat e reja drejtuese të partisë. Përpos sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, pjesa tjetër e strukturave pati një rifreskim të plotë, përpara nisjes së Kuvendit në fillim të Shtatorit.

Nga foto reflektohet entuziazmi i demokratëve, për të zgjedhur drejtuesit e rinj, ndërsa nuk mungon ish-kryeministri Sali Berisha, që hedh votën në kuti për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë me dy gishtat lart.

Në fjalën e tij Lulzim Basha, kërkoi guxim nga shqiptarët në betejën kundër qeverisë, që hyn në mandatin e tretë radhazi. Mes shtyllave të aksionit të ri opozitar, Basha tha se do të ishte edhe nisma për ndryshimet Kushtetuese, pasi u pozicionua kundër paktit Berisha-Rama të vitit 2008.

Zjarr Tv Ad