Dënimi i Tahirit dhe procesi për shkarkimin e Presidentit/ Zheji: Drejtësi e sforcuar, po përpiqet të japë prova që është e reformuar. Po të hapen petët e byrekut për Saimirin…

0
51

Analisti Artur Zheji i cilësoi si të sforcuara vendimin e marrë së fundi nga Apeli i GJKKO-së për dënimin me burg të ish-ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe procesin në Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Meta.

Për sa i përket dënimit me 3 vite e 4 muaj burg të ish-ministrit, Zheji u shpreh se dimesioni i hetimit duhet të ishte më i gjerë, pasi duke u nisur dhe nga vetë deklaratat e Tahirit, jo çdo gjë ishte e varur vetëm në dorë të tij. Sipas Zhejit, nëse hapen petët e byrekut për çështjen e Tahirit, situata merr një dimesion më të gjerë dhe më të thellë.

“Në këtë rreshtim faktesh dhe ndodhish kuptohet që është një situatë e sforcuar. Në radhë të parë dënimi i Saimir Tahirit në kohë dhe në vite shtë krejtësisht qesharak.

Ndërkohë që Tahiri në deklaratat e tij ka folur për një situatë më komplekse, ka folur për fikje radarësh, ka folur për një situatë e cila nuk mund të ishte krejtësisht në dorën e tij. Nëse hapen petët e lakrorit dalin dimesione shumë më të thella dhe shumë më të qarta., tha Zheji.

Zjarr Tv Ad