Denoncon Nard Ndoka: Na kanë sekuestruar zyrat e tre partive

0
104

Ish-deputeti Nard Ndoka thotë se Avokati i Shtetit i kanë marrë selitë Partisë Republikane, Partisë Demokristiane dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ndoka shkruan “Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekustron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ”.

“Pushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare (PDK, PR e PBDNJ).

Pushteti pasi dështoi me pengun Basha në Opozitë, i është vërsulur partive të tjera politike.

Mbas sulmit të zyrave të FRD, në shënjestër tashmë Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekustron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ.

Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes), institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të.

Dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik.

Partia Demoktistiane e Shqipërisë, PDK” shkruan Noka.

Zjarr Tv Ad