Deputetët e PD-së propozojnë “Princin” për “President”, Leka Zogu dhe 7 emra të tjerë kalojnë për diskutim të thelluar

0
310

Tetë emra të propozuar për president nga 23 deputetë të opozitës në një mbledhje të Grupit Parlamentar të PD-së do të kalojnë për diskutim të thelluar.

Më herët ishin propozuar 10 emra, por tashmë janë 8 që do të diskutohen, dhe nga të cilët do të dalin 4 kandidatë për presidentin e ri, të propozuar nga deputetët e Partisë Demokratike.

Mes emrave të propozuar ka tërhequr vëmendje ai i Princit Leka Zogu II, çka është konsideruar si absurditet barazimi i postit të Presidentit të Republikës, me atë të Mbretit, siç e parashikon statuti i partisë së Legalitetit.

Emrat që do të diskutohen në këtë fazë janë:

  1. Leonard Demi
  2. Arben Çejku
  3. Dritan Demiraj
  4. Visar Zhiti
  5. Rexhep Uka
  6. Halim Kosova
  7. Dashamir Shehu
  8. Leka Zogu
Zjarr Tv Ad