Deputeti gjerman tha se s’do bashkëpunojnë me PD nëse i kthehet së djeshmes, reagon Doris Pack: Të mos ndërhyjë, të dielën…

0
753

Deputeti kristianodemokrat në Parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum, folës i Grupit Parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Europian, ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me PD-në, nëse ajo i kthehet së kaluarës.

“Mbështes PD vetëm nëse jepet sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit; nëse kthehet në të djeshmen atëherë jo”, ka deklaruar ai për DW.

Por për ish-eurodeputeten gjermane, Doris Pack, Krichbaum nuk duhet të ndërhyjë, pasi nuk i njeh problemet e PD-së.

“Siç dihet në Shqipëri, unë po ndjek nga afër situatën në PD.

Duke dëgjuar intervistën e zotit Krichbaum, më lindi përshtypja se ai nuk i njeh faktet e problemeve në partinë tonë simotër PD në Shqipëri.

Askush nga jashtë nuk duhet të ndërhyjë dhe mbi të gjitha të mos japë këshilla. Partia Popullore Europiane është treguar e mençur që nuk ka ndërhyrë.

I ftuari i huaj në Shqipëri- ambasadorja Kim- ka vepruar në mënyrë të papranueshme dhe është përgjegjëse për shumë probleme në PD.

Nëse të dielën të gjithë anëtarët e PD-së kanë të drejtë të votojnë për një kryetar të ri partia dhe do të shkojnë të votojnë: duhet të respektojmë personin e zgjedhur,” shprehet Pack e pyetur nga SYRI TV.

Zjarr Tv Ad