Detaje nga aksioni/ Në pranga ish-kreu i Këshillit të Qarkut Vlorë, lëshohen 8 urdhër-arreste. Akuza për tjetërsim pronash

0
27

Detaje të reja nga aksioni i zhvilluar në Himarë. Korespondenti i Panorama bën me dije se Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bredgdet.

Hetimet kishin nisur pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe Ashk.

Aktualisht konfirmohet arrestimi i ish kreut të Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani.

Arrestimi i tij vjen mbas prangosjes së një numri funksionarësh publik në Vlorë, si Ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodian Troci dhe dy punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës.

Personat e arrestuar akuzohen se kanë tjetërsuar 58 mijë metra katrorë tokë në pronat rreth Himarës

Zjarr Tv Ad