Detajet makabre të korrupsionit në Tiranë, e moshuara priti shpërblimin e vitit të ri për të blerë varrin e saj dhe të burrit: Heqim kufomat e vjetra…

0
125

Fax News ka siguaruar dosjen e prokurorisë për korrupsonit me varrezat në Tiranë, ku është kërkuar masa e arrestit me burg për 6 persona.

Në dosje dalin detaje të rënda në lidhje me skemën, ku një e moshuar është detyruar që të presë shpërblimin e vitit të ri, në mënyrë që të blinte vendin e varrit për vete dhe bashkëshortin e saj, kundrejt shumës prej 500 mijë lekësh.

Kjo do të realizohej kundrejt zhvarrosjes së personave që kanë ndërruar jetë më herët, kufomat e të cilëve do të vendosesish në varrezat murale.

Pjesë nga dosja e zbardhur nga Faxweb.al:

Në dosje thuhet mes të tjerave se: Në 30 Maj të 2022 në drejtorinë  e Policisë së Tiranës është paraqitur shtetasja Mediga Sula, e datëlindjes 1941.

Në kallëzimin e saj shtetasja në fjalë ka shpjeguar se para tre vitesh  ka qenë e interesuar për dy varre, një për vete dhe një për bashkëshortin e saj. Po në atë periudhë në muajin shtator, ajo është takuar me një person me emrin Bujar, shofer në varrezat e Tufinës.

Bujari i ka thënë se njihte një përgjegjës te varrezat e Tufinës, dhe bashkë do të flasin për të gjetur vendet e varreve që Sula po kërkonte.

Më pas këllëzuesja bashkë me bashkëshortin e saj, Adin dhe Bujarin janë takuar dhe varrezat, dhe Adi i ka treguar dy varre të vjetër, dhe i ka thënë se kanë kufoma brenda, do ti hiqte dhe ti fuste në vendet murale.

“Do ta rregullojmë me bordurë sipër, do të shkruaj edhe emrat dhe do e mbarojmë këtë punë, pasi të më japësh 500 mijë kejë të vjetra”.

Në muajin Dhjetor të 2019 pasi ka marrë shpërblimin e vitit të ri dhe me kursimet që kishte grumbulluar, i ka plotësuar 500 mijë lekët, dhe ia ka dorëzuar Bujarit në makinën e tij. Por pas 6 muajsh Medihaja, ka zbuluar se premtimi nuk është mbajtur nga personat të cilët u morën rryshfet.

Prokuroria ka kërkuar kështu arrest me burg për drejtorin në Bashkinë e Tiranës, Eljodor Ndini, Gazment Dajën, Bujar Licën, Alban Ajazin, Endrin Millën, Xheman Menën, ndërsa masën e arrestit të shtëpisë për Latif Shehun, Fatjon Gjonajn./faxnews

Zjarr Tv Ad