Dhe helikopterët rrijnë e vështrojnë

0
59

Nga Luçiano Boçi

Ndërsa Sazani përvëlohet nën flakë e forcat e armatosura me lopata po luftojnë mes sakrificash, qeveria bën rikonicion ushtarako-turistik, duke shëtitur për shtatë palë qejfe me helikopter live mediatikisht, në hapësirën mahnitëse ishullore.

Kërkon të dëshmojë se ka mjete, ndryshe nga ç’është e vërteta, por mbi të gjitha ka strategji të hollë e të mençur.

Po pret të digjet e të shkrumbohet një pjesë që të shpëtojë pjesa tjetër.

Pak a shumë si Adhamudhi.

E ç’na duhen mjetet kur na ka mbyt gjithë kjo zgjuarsi qeverisëse?!

Zjarr Tv Ad