Protesta e diasporës përpara Kryeministrisë ka shënuar sot ditën e saj të tretë. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re, të cilët sot janë në ditën e tyre të 57 të revoltës për mbrojtjen e banesave dhe biznesve që do t’u shemben. Por jo vetë pasi në protestë gjithashtu janë dhe studentët të cilët edhe se vendodën se do të shkëputeshin nga protesta për festa, për tu rikthyer në janar, ka disa nga ata të cilët vazhdojnë të qëndrojnë para kryeministrisë.
Protestuesit i kanë bërë: “I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, kudo që janë, të vijnë të bashkohen në protestë për ta rrëzuar këtë qeveri, se ky kryeministër nuk di gjë tjetër vetëm të na burgosë, të na bëjë presione, mashtrime. Tek Unaza e Re është përpjekur shumë të na përçajë, të na blejë, por ne nuk blihemi. Edi Rama, të ka ardhur ora të ikësh! Do të bëjmë si të bëjmë, do të mbledhim lekët e do të blejmë një valixhe që të ikësh!”
Gjithashtu dhe studentët i janë bashkuar protetsës me kauyën e tzre pëer plotësimin e kërkesave. Ai u shpreh se këtu në protestë ka dhe minatorë, edhe artistë, edhe të Bregut të Lumit, edhe të Teatrit, të gjithë shqiptarët që iu janë shkelur të drejtat nga ky sistem. Kryeministër merreni vesh se populli nuk duron më gënjeshtrat tuaja, pallavrat tuaja.
Ne jemi të pasur, nuk jemi të varfër, por këta kriminelë na kanë vjedhur këto 28 vite dhe ne jemi akoma në këmbë e kemi mbijetuar. Mos kujtoni se Shqipëria është e juaja, por është e artistëve, e studentëve, e minatorëve…ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.



