Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë edhe problemet në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të thella të Dibrës.
Shumë familje vuajnë mungesën e ujit për shkak të ngrirjes së tubacioneve.
Temperaturat gjatë natës në Bulqizë kanë shënuar vlerat minimale -14 gradë celcius.
Rreth 115 familje në Ternoven e Madhe dhe Ternoven e Vogël vijojnë të mbeten të bllokuara për shkak të dëborës së rënë ditëve të fundit.




