E hënë, Prill 6, 2026
Ballina Aktualitet Diell dhe temperatura deri në 36 gradë, mësoni si do të jetë...

Diell dhe temperatura deri në 36 gradë, mësoni si do të jetë moti sot

0
35

Ashtu si sot edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobta.

Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet me drejtim veriperëndim dhe jugperëndim. Për shkak të masave ajrore me origjine jugore nesër pritet mot i nxehtë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 14 deri 32°C

në zona e ulëta 15 deri 36°C

në zona bregdetare 18 deri 33°C

Zjarr Tv Ad