“Do iu ndërpres fjalën, bëhuni i arsyeshëm”, Alibeaj “përplaset” me Felajn dhe këmbëngul në kërkesën e tij: Është në rend dite, çfarë ka të çuditshme?

0
51

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debat mes Enkelejd Alibeajt dhe Ermonela Felajt.

Debati merdhi pasi8 u rrëzuar kërkesa e një grupi deputetësh në lidhje me një komision hetimor për verifikimin e zbatimit të ligjit për Investimet Strategjike.

Felaj e cila u shpreh se nuk po flet për çështjen e përcaktuar në rendin e ditës. Kjo ka shkaktuar edhe debatin, pasi Alibeaj ka theksuar se askush nuk ia heq dot të drejtën e fjalës.

Debati mes tyre:

Alibeaj: Interesi ynë ka të bëjë më pikën 3. Kemi paraqitur një kërkesë të 36 deputeteve për komision hetimor për zbatimin e ligjit për investimet strategjike.

Felaj: Nuk mund te viheni mbi vendimmarjen

Alibeaj: Kam bërë kërkesë, është në rend dite, ca ka të cuditshmje në këtë mes?

Felaj: Do iu ndërpres fjalën

Alibeaj: Ca do bësh ti është puna jote, a mund të shprehem? Mos më ndërhy teksa flas? O zonjë a ka mundësi? A ta coj deri në fund?Unë do vazhdoj me axhendën që është e jona, ju me tuajën. Kush je ti që përcakton se kush do flas?

Felaj: Behuni i arsyeshëm…

Alibeaj: A ka mundësi të flasim, po paraqes kërkesën timë

Felaj: Flisni për thelbin e cështjes për të cilat kemi rënë dakord.

Alibeaj: Unë do flas për ate që kam parasqitur si kërkesë. Merrni masa e më nxirrni jashtë…

Felaj: Nuk mund të flasë një deputet më shumë se dy herë për një cështje. Kur të vijmë te kërkesa ju do qëndroni jo vetëm ta lexoni. Më duhet tju ndërpres në zbatim të rregullores.

Alibeaj: Është puna ime, ti ma përcaktoke, ç’datë? Unë flas për pikat për të cilat kam interes…

Felaj: I kam kërkuar teknikës ti ndërpresë fjalët

Alibeaj: Kush je ti që më heq mua të drejtën e fjalës, kam 10 minutëshin tim.

Felaj: Nuk do të vazhdoni sepse po flisni jashtë thelbit të mbledhjes, nuk flisni dot për pikën 26.

Alibeaj: Mos më ndërhy!

Felaj: Për shkak se keni mirëkuptim të anëtarëve të kësaj mbledhje vazhdoni

Zjarr Tv Ad