Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hapur garën për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Ai u shpreh se Teatri do ndërtohet aty ku është por 3 herë më i madh dhe gara do të zgjasë për 60 ditë.
Erion Veliaj: “Jam krenar për skuadrat e projektimit, deklaroj të hapur sot garën për Teatrin e ri Kombëtar, aty ku ishte, por 3 herë më i madh seç ishte dhe më komod.
Kush është serioz dhe s’do ta përdorë historinë për të bërë histeri, duhet ta shohë të vërtetën ashtu siç është. Detyra jonë të bëujmë një teatër ku të vijnë socialistë e demokratë, të moshuar e të rinj, tironsave dhe jabanxhinjve. Nëse disave i pëlqen, s’ka problem. S’jemi konkurs për Miss bukurie.
Do të zgjasë gara për 60 ditë derisa të shpallim fituesin. Do marrë territorin e vet.
Sot jemi në prag të fitores më të madhe. Teatri akomodon 1514 vetë, shumë më shumë se sa shtëpia e tallashit që ishte. 629 vende janë të auditorit kryesor.




