“Do presim edhe ca”, anëtari i KAS zbulon kur do të vuloset përfundimisht rezultati i 25 prillit

0
68

Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho ka thënë se rezultati i Zgjedhjeve të 25 prillit do të vuloset përfundimisht nga mesi i muajit qershor.

Ai ka folur në një intervistë për Report tv pas përfundimit të shqyrtimit të ankimimeve të partive politike, specifikisht të PD-LSI.

“Parashikoj që së bashku me Kolegjin Zgjedhor mund të shkojë deri nga mesi i qershorit, që mund të certifikohet përfundimisht”, tha Braho.

Ai ka zbuluar edhe se çfarë pritet të ndodh edhe në mbledhjen e së hënës.

“Ditën e hënë në 10 do të vijohet me qarkun e  Beratit nëse KQZ do i ketë bërë gati, në rast të kundërtën do vijohet me qarkun e Vlorës, dhe po presim provat për Gjirokastrës”, përfundoi Braho.

Zjarr Tv Ad