Do ta lini zyrën nëse shkarkoheni? Meta “shkrihet” së qeshuri: Ishte pyetje e mrekullueshme! Presidenti ka mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta

0
59

I pyetur nëse do ta lironte zyrën e Presidentit nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta ka qeshur me të madhe, duke e cilësuar pyetjen të jashtëzakonshme.

Ai u shpreh se Presidenti ka mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta dhe duhet më shumë se 2/3 e anëtarëve të “Kushtetueses” për ta shkarkuar.

Nëse shkarkoheni, a do ta lini zyrën?

Kjo ishte pyetje e mrekullueshme, ishte pyetje e jashtëzakonshme. Ky institucion ka qenë gjithmonë në shërbim të popullit të Shqipërisë. Presidenti ka një mbrojtjte të veçantë nga Kushtetuta e Shqipërisë, pasi është garanti i të drejtave shtetërore dhe prandaj duhen mbi 2/3 për ta shkarkuar Presidentin.

Kushtetuta e thotë qartë se Presidenti vetëm nëse shkel rëndë Kushtetutën apo kryen ndonjë krim të rëndë mund të shkarkohet. Ilir Meta nuk ka tradhtuar interesat e Atdheut. Në Gjykatën Kushtetuese do të shkojnë çështje më të rëndësishme.

Zjarr Tv Ad