Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Tiranës për legjitimitetin e statutit të 11 dhjetorit duke thënë se nuk mund të ishte ndryshe.
Pak para se ti bashkohej mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit Berisha tha se ky vendim është një mesazh vetëm për bashkimin e demokratëve.
Ndërkohë, ka nisur mbledhja e grupit të ‘Rithemelimit’ ku pritet të merren vendime të rëndësishme. Kujtojmë se menjëherë pas vendimit të Gjykatës, kryetari i komanduar i PD-së Enkeled Alibeaj e quajti skandaloze njohjen e atij Kuvendi dhe se për këtë do të kallëzohet penalisht gjyqtari, me akuzën për shpërdorim detyre.
Berisha:Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Por ti thuhet; e drejtë, s’e drejtë. Mesazhi për demokratët është; bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë.




