“Do të shkulim derën, Klevis Balliu paralajmëron: Nesër nuk na ndal as Basha dhe as Gaz Bardhi!

0
156

Klevis Balliu ka folur për protestën, e cila do të mbahet nesër para selisë së PD-së. Ai u shpreh i bindur në “Politico” se demokratët rreshtuar krah Berishës do të hyjnë në godinën e Partisë Demokratike, duke shkulur derën e blinduar.

Ai tha se për këtë nuk do të mund t’i ndalojë dot as Lulzim Basha dhe as Gazment Bardhi.

“Dera do të shkulet! Mos e vrisni mendjen se si do të shkulet. Nuk na ndalon dot Gaz Bardhi me Lulin. Ai është peng se nuk po pranon zgjidhjen më logjike që do të thotë votëbesohu”, u shpreh Balliu.

Kujtojmë se ditën e nesërme, në datën 8 Janar mbështestësit e Sali Berishës do të protestojnë para selisë së PD, duke u përpjekur që të futen brenda, ndërsa kanë 4 ditë që hasen me dyert e blinduara atje.

Zjarr Tv Ad