Dokumenti: Ibrahim Lici arrestohet në Turqi, Interpol Tirana kërkon ekstradimin

0
53

Ibrahim Lici, i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për disa krime të kryera në Shkodër, është arrestuar nga autoritetet në Stamboll, Turqi. Siç shihet dhe në dokument, shkodrani 30 vjeçar është prangosur më datë 19 tetor 2022.

Interpol Tirana i ka dërguar shkresë Prokurorisë së Shkodrës dhe kërkon dokumentacionin e plotë për ngjarjet ku dyshohet se është përfshirë ky shtetas, në mënyrë që ato t’i përcillen autoriteteve turke dhe të bëhet ekstradimi i Ibrahim Licit në Shqipëri.

30 vjeçari, djali i Mustafa Licit, dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, por edhe për bashkëpunim në ekzekutimin e Endri Mustafës në maj 2021.

Ai po ashtu është cilësuar nga Policia Shqiptare si një ndër personat më të rrezikshëm dhe muaj më parë qytetarëve u është kërkuar bashkëpunim, pasi foto dhe të dhënat e tij janë bërë publike. Ibrahim Lici njihet dhe me nofkën “Fantazma”, shkruan newsbomb.al.

Zjarr Tv Ad