Domosdoshmëria për referendumet, Shehi shpalos propozimin: Të ngutemi ta miratojmë tani se po e vonuam do fillojnë presionet politike

0
54

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka dalë në një konferencë për mediat ku ka shpalosur një propozim të lidhur me projekt-ligjin e referendumeve në vendin tonë. Në “tavolinën e rrumbullakët” Shehi u shpreh se duhej që sa më shpejt të miratohej një projektligj i tillë sepse tashmë ishte koha më e përshtatshme duke qenë se nuk do të kishte presione zgjedhore nga palët.

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi: Në një vend kaq të vogël si i joni, këtu brenda ligjit ndodhen të treja format e referendumit. Referendumi kombëtar dhe referendum për cështjet lokale. Për shembull nëse ne nesër do votonim a duhet të ndërtohet hidrocentral mbi lum apo jo? Për mendimin tim do thoja se është çështje kombëtare sepse Vjosa si shembull vërtet kalon në disa treva por është një pasuri e të gjithë shqiptarëve.

 Nuk është çudi që ky lum të sulmohet dhe thërmohet nën interesin e madh që mund të kenë.

Kjo është një periudhë jashtë procesit zgjedhor se zgjedhjet e tjera janë pas 3 vitesh. Në këtë mënyrë nuk do ketë presion. Po na iku kjo pranverë, vitin tjetër vazhdojmë muhabetet e presioneve dhe ligjeve zgjedhore. Ky nuk është thjesht ligj zgjedhor, hajde të ngutemi se kam shpresë se do arrijmë rezultatin që ka munguar gjithë këto vite.

 

Pyetje: Si do i bindni ju deputetët e mazhorancës?

Shehi: Unë prandaj e përmenda këtë të fundit se është periudha më e disinteresuar sesi do jetë forma finale e ligjit zgjedhor. Tashmë është një kohë e qetë të diskutojmë për këtë ligj. Situata në parlament është shumë e vështirë.

Zjarr Tv Ad