Dorëheqja e deputetëve të opozitës, KQZ thirrje për kandidatët zëvendësues

0
12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me deklaratë lidhur me deputetët opozitarë të dorëhequr dhe procedurën për zëvendësimin e tyre.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha sot se duke marrë shkas nga sensitiviteti i treguar nga media dhe opinioni publik lidhur me çështjen e zëvendësimit të vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se, në KQZ mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetë të dorëhequr.

Ajo tha se KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.

Po ashtu deklaroi se ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit pa të cilin nuk mund të marrin vërtetimin e zgjedhjes.

“Kandidatët e listës shumemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga administrata e KQZ-së zëvendësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së”, u shpreh Hoxhaj.

Ndërsa në mbyllje garantoi se KQZ, do të zbatojë ligjin me rigorozitet.

Zjarr Tv Ad