Doriana Prethi, nënkryetarja e “Shqipëria Bëhet”, ka dhënë detaje në Review me moderatore Greta Topjana, nga protesta e zhvilluar këto ditë përpara Kryeministrisë nga kreu i saj, Adriatik Lapaj. Ajo ka dhënë shpjegime mbi mënyrën se si, sipas saj, policia ka shkelur ligjin.
“Në ditët e para ne kemi njoftuar me shkresë që, për shkak të kushteve atmosferike, do të përdornim çadra kampingu, vetëm gjatë natës. Na është kthyer një përgjigje nga policia që thotë: ‘nuk mund t’i përdorni’, pa bazë ligjore. Pra, sipas ligjit përkatës, çadra mund të ishte edhe një instalacion domethënës. Ne mund të kishim një mesazh. Ditën e dytë, policia ka ndërhyrë në mënyrë brutale, duke dhunuar aktivistët që hapën çadrat për të fjetur. Më pas i kemi kërkuar bashkisë që nga ora 6 deri në 8 të kemi lidhje elektrike. Ngrohja është bërë me gaz dhe ajo është përdorur për 3 orë. Lidhja elektrike nuk na u mundësua”, tha Prethi.




