E enjte, Gusht 13, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Dosja 399, lirohet nga burgu Astrit Avdylaj pas përfundimit të afateve të...

Dosja 399, lirohet nga burgu Astrit Avdylaj pas përfundimit të afateve të paraburgimit

0
286

Lirohet nga qelia e burgut Astrit Avdyli, pjesë e bandës së Avdylajve të Shijakut, vëllai i Altin Avdylit i cilësuar si Niçja i Shijakut i skeduar në dosjen e bujshme 339. Të liruar janë dhe Jasin Kala dhe Denis Llaftiu.

Arsyeja është pasi atij i ka kaluar afati i paraburgimit. Ligji e parashikon 12 muaj paraburgimin ndërsa të liruarit kanë bërë 14 muaj paraburgim.

Avdyli u arrestua gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet në Brenogë të Hasit. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”dhe “krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës”.

Për këto akuza ai është dënuar me 6.8 vite burg si dhe i është konfiskuar pasuria, ndërsa prej muajsh kërkon që të dalë nga qelia. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore 24 orë tek dera.

Deri më tani për këtë dosje janë ndërruar 3 trupa gjyqësore ndërsa prokuror është Vladimir Mara. Për Avdylin dhe 3 të tjerët çështja është ende në gjykim të shkallës së parë.

Zjarr Tv Ad