Dosja “5D”, Arbjan Mazniku dëshmon në GJKKO: Me Redi Mollën, Qaton dhe Tushen kam pasur raporte të mira!

0
23

Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Tiranës, Arbjan Mazniku është paraqitur sot në GJKKO për të dëshmuar lidhur me dosjen ‘5D’.

Në nisje të dëshmisë së tij Mazniku ka mohuar çdo kontakt apo njohje me Nestor Muhametllarin, biznesmeni i cili akuzohet për dosjen 5D. 

Muhametllari është biznesmeni që bleu dhe zotëron 100 përqind aksionet e kompanisë

Ndërkohë ka pranuar se me 2 ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushën ka pasur raporte të mira pune.

Mazniku: Në vitet 2019 – 2021 kam qenë nënkryetar i bashkisë së Tiranës. Me firmën e kryetarit kam qenë tituallar i autoritetit kontraktor. Titullari i autoritetit kontraktor firmos në fund dhe dokumentat përpiloheshin nga anëtarët. Nestor Muhametllarin nuk e njoh Redi Mollen, Qaton dhe Tushen i njoh dhe kam patur marrëdhënie shumë të mira pune. Kam patur kontakte të vazhdueshme me ta s’kam biseduar kurrë me ta për Nestor Muhametllarin.

SPAK: Keni refuzuar ndonjë procedurë?

Mazniku: Jo asnjëherë.

Kujtojmë se në fund të viti 2024 SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, të përfshirë në dosjen 5D.

Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dy ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe 5 të tjerë ish zyrtarë, u dërguan për gjykim në GJKKO si bashkëpunëtorë në një skemë që sipas SPAK është korrupsioni dhe pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5 D Konstruksion.

Përveç Mollës e Qatos, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie të pandehur janë edhe Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku për shkelje të barazisë në tendera dhe biznesmeni Nestor Muhametllari si dhe Shoqëria 5D të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Zjarr Tv Ad