Drejtues i fushatës së Shkodrës, Arben Imami: Zgjedhjet, luftë për të patur opozitë reale! Vota për kandidatin e Bashës, votë e humbur

0
68

Arben Imami, drejtues i fushatës së Shkodrës, për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rëndësinë e zgjedhjeve lokale, përtej Bashkive, por si zgjedhjet që do të përcaktojnë edhe opozitën e viteve të ardhshme.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme, nuk bëhet fjalë vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë, kur mungon një opozitë reale. Lufta për këto bashki, është lufta për të patur opozitë vitet e ardhshme. Kjo betejë është shumë e rëndësishme.

Zoti Spahia mori përsipër një detyrë të rëndësishëm. Bardh Spahia i ka kapacitetet për ta drejtuar Bashkinë e Shkodrës, ka mbështetjen e elektoratit dhe më gjerë se kaq. A do të fitojë për herë të parë e majta në Shkodër, apo do të fitojmë ne në Shkodër? Unë besoj që kemi mbështetje për të përfaqësuar shumicën e së djathtës në Shkodër.

Pjesa më e madhe, mbi 80% e anëtërëve të Kongresit, firmosën për Kuvedin e PD. Morën pjesë në Kongres, u bë një referendum ku kanë marrë pjesë mijëra anëtarë partie. U bënë primare ku morën pjesë 2-3 mijë anëtarë partie, të interesuar për të zgjedhur një kandidat të përshtatshëm. Tani do t’i drejtohemi elektoratit të Shkodrës.

Nga sondazhet e mediave raporti është 9-1 ose 8-2, mes Sali Berishës dhe Lul Bashës“, tha ai.

Arben Imami deklaroi se çdo votë për kandidatin e Bashës në Shkodër, do të jetë votë që i hap rrugën kandidates së PS.

“Në Shkodër janë tre kandidatë. Vota për kandidatin e Bashës është votë dëm, votë e humbur.

Nuk kam asgjë personale me zotin Bushati, por vota për zotin Bushati është njëlloj sikur të bësh një abstenim dhe me këtë mënyrë t’i hapësh rrugën kandidatit të PS.

Shumica është e përcaktuar në të djathtën shqiptare. Pakica është Lul Brava. Votat e çuara tek Lul Brava, janë vota që i shërbejnë Edi Ramës.

Basha dhe lufta e tij për të qëndruar me çdo mjet, qoftë edhe me 5% apo 10%, i shërben Ramës“, tha Imami.

Zjarr Tv Ad