5 turiste të cilat kishin zgjedhur të shijonin bukuritë e natyrës dhe bregdetit shqiptar kanë hasur probleme shëndetësore pasi kanë konsumuar ushqim në restorant në zonën e Radhimës.
Ato kanë shfaqur shenja helmimi të cilat i kanë ndjerë pasi kanë konsumuar drekën.
Turistet po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor pranë spitalit të Vlorës.




