Drogë dhe armë në Shkodër, procedohen penalisht 5 persona

0
685

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe ka asgjësuar 670 bimë narkotike kanabis si dhe armë luftarake, në fshatin Ivanaj, në Malsinë e Madhe.

Sipas njoftimit të policisë, janë gjetur dhe sekuestruar:  1 armë zjarri atomatik model 56, 2 krëhëra, 50  fishekë, 5 kapsolla detonatori, 20 kallepë tritoli, 15 copë granata, 2 kutia metalike të mbyllura me ndezësa granate.

Po procedohen penalisht, Kryeplaku i Fshatit dhe Isnpektor i Policisë Pyjore

Ndërsa në fshatin Rras, në Pukë janë gjetur dhe janë asgjësuar 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 10-110 cm, si dhe një serë janë gjetur  810 tasa plastik (kubik ) ku  në 300 prej tyre kishte të kultivuar fidanë , ndërsa në  510 tasa kubik ishin të mbushur me dhe gati për përgatitje të mbjelljes së bimës narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje po procedohen penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”  shtetasit: F. J, 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Administratore e Njësisë Administrative Gjegjan, Pukë, B. Gj, 47 vjeç, banues në fshatin Rras – Pukë, me detyrë Kryeplak i fshatit Rras, T. N, 50 vjeç, banues në fshatin Dom – Pukë, me detyrë Inspektor i policisë pyjore që mbulon Njësinë Administrative Gjegjan, Pukë.

https://www.dailymotion.com/video/x5phiy2_kontrolle-per-droge-ne-shkoder_news

Zjarr Tv Ad