“Duan të zhvasin shqiptarët”, Salianji: Inkurajojmë SPAK t’i shkojë deri në fund aferës me inceneratorët

0
47

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në seancën e sotme plenare foli sërish për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit, duke thënë se opozita dhe qytetarët shqiptarë kërkojnë që drejtësia të çojë deri në fund këtë aferë korruptive, siç e cilëson PD.

Sipas tij SPAK duhet ti shkojë deri në fund kësaj çështje, duke i dhënë fund njëherë e mirë korrupsionit dhe zhvatjes së parave të shqiptarëve.

Salianji: Opozita dhe shqiptarët kërkojnë që drekjtësia që ta cojë deri në fund këtë aferë korrupstive. Vënia e gjoksit para nga kryeministri është për të intimiduar. Po plehrat e Durrësit pse sillen në Tiranë dhe nuk e ndërtojmë në Durrës. Këta kërkojnë ta mbysin me retorikë, duke thënë se është një situatë alarmante e ndotjes së mjedisit. Qeveria kërkon që të përfitojë para me këto inceneratorë dhe t’i dërgojë në Maltë përmes Mërtirit, apo emra të tjerë.

Më të turpëruarit në këtë situatë duhet të jenë ata dhe ky që bën sikur ka gjetur ndonjë zgjidhje të madhe, ne inkurajojmë SPAK që t’i shkojë deri në fund dhe të justifkojë besimin e partnerëve kombëtare, qoftë për të justifikuar taksat e shqiptarëve të cilët i kanë tek personat më të mirëpaguar sot në Shqipëri, për ti dhënë fund njëherë e mirë mosndëshkueshmërisë, korrupsionit dhe zhvatjes së parave të shqiptarve për t’i kaluar në dy tre duar në këtë vend.

Zjarr Tv Ad