Durrës/ Bllokohen 8 ton verë e markave të shtrenjta, arrestohen 2 persona

0
51

Një kamion me 8 ton verë është bllokuar në portin e Durrësit teksa tentoi të futej në Shqipëri pa paguar doganën, e cila do të tregtohej nëpër baret dhe restorantet e Tiranës.

Mësohet se vera vinte nga Italia teksa u zbulua pas hetimit doganor nisur nga masat e marra për festat e fundvitit.

Kamioni u kap pas një kontrolli, ndërkohë u arrestuan dy personat që tentuan të fusnin verën në Shqipëri. Në pranga u vunë shtetasit me iniciale A.M dhe  Ç.B.

Ja njoftimi për ngjarjen:

Drejtoria e Hetimit Doganor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në D. V. P. Durrës , kanë
arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet A.M dhe Ç. B. Arrestimi i tyre u be per veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të K. Penal.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve është bërë pasi më datë 26.12.2018, në kamionin që drejtohej nga shtetasi A. M, është konstatuar e ngarkuar midis mallrave të tjera një sasi vere së bashku me amballazhin me peshë prej 7973.3 kg (vere me shishe), sasi e cila nuk ka qënë e deklaruar pranë autoriteteve doganore italiane dhe shqiptare dhe ka shmangur detyrimin doganor në shumën 1 087 275 lekë. Subjekti u penalizua edhe me shumën 3 261 825 lekë.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale të parashikuara nga neni 172, të K. Penal.

Zjarr Tv Ad