Durrës, makina përplas fëmijën, ishte me gjyshen në bulevard

0
29

Një fëmijë gati 7 vjeç është aksidentuar nga një makinë në bulevardin “Dyrrah” të Durrësit.

Një fëmijë është aksidentuar mbrëmjen e së hënës teksa ishte duke ecur me gjyshen në bulevard në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Dyrrah pranë vizave të bardha.

Fëmija i moshës 7 vjeç është goditur nga një automjet që dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë. Kalimtarët janë kujdesur për fëmijën për disa minuta sa ka mbërritur ambulanca.

Mësohet se gjëndja shëndetësore e fëmijës është e mirë.

Zjarr Tv Ad