Dy banorë në Bërxullë ngjiten për disa minuta në shtyllën e tensionit, zbresin pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse

0
59

Banorët e Bërxullës kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.

Dy prej tyre kanë hipur për disa minuta në një shtyllë tensioni duke kërcënuar se do të hidhen.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur uljen e tyre poshtë përmes mjeteve të posaçme.

Banorët kërkojnë takim me ministren pasi kanë protestuar prej javësh duke kërkuar dëmshpërblim me vlerën e tregut, për pronat e tyre që preken nga projekti në fjalë.

Zjarr Tv Ad