E hënë, Tetor 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, Braçe...

Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, Braçe dhe Sinaj votuan kundër shkrirjes së 15 bashkive

0
15

Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë dalë kundër propozimit për reformën e re territoriale me 46 bashki.

Burime për gazetaren e Euronews, Eksiola Shehu, bëjnë me dije se në mbledhjen e grupit parlamentar socialist në fillim të kësaj jave, dy deputetët kanë shfaqur rezerva për propozimin për bashkimin e 15 bashkive.

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, drafti për hartën e re territoriale është hedhur në votim, ndërsa Braçe dhe Sinaj kanë votuar kundër.

“Më bën të shkoj drejt votës kundër”, mësohet të ketë thënë, ndër të tjera, Erion Braçe gjatë mbledhjes.

Propozimi i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive.

Për miratimin e reformës territoriale në Kuvend nevojiten 84 vota. Nëse qëndrimi i dy deputetëve socialistë nuk ndryshon, kjo mund të ndikojë në numrin e votave të nevojshme për miratimin e ndarjes së re territoriale.

Zjarr Tv Ad