“E keni zegjinizuar kuvendin”/ Replika Noka-Zegjine, deputetja e PS: Hakut të vjen vetëm Gazi

0
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi mazhorancën se ka degraduar Kuvendin, duke e cilësuar si të “zegjinizuar”.

Noka tha se seanca është drejtuar në mënyrën më të turpshme të mundshme dhe se Kuvendi është kthyer në një institucion që u sjell turp qytetarëve.

 “E ke drejtuar këtë seancë në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ky Kuvend siç e shihni është për turp e faqe të zezë. E Keni poshtëruar në atë shkallë saqë qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. I njihni proceset e transformimit, e keni zegjinizuar këtë Parlament.

Zegjinizim dmth për shembull kur dëgjon parafolësin dhe të vjen turp të jesh këtu, që vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira. E kuptoni çfarë i keni bërë këtij vendi.” – tha Noka.

Në replikë deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi  akuzoi Nokën se kur ishte në krye të Entit të Banesave ka vjedhur prona dhe ka bërë me shtëpi vëllezër e motra, e kunata.

“Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin e banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad