E krahasoi me ZEUS-in, Rama justifikon Edona Bilalin: Ishte një intervistë ironike! Ka qenë një person kritik me mua, ndaj doja ta njihja

0
106

Kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion” i është treguar një video që u bë virale e ministres Edona Bilali, e cila vite më parë e krahasonte kryeministrin me Zeusin. Lidhur me këtë deklaratë, Rama u mundua ta justifikonte Bilalin, duke thënë se intervista ishte me ironi, teksa shtoi se Ministrja e Sipërmarrjes ka qenë një person kritik ndaj tij.

“Kjo intervistë është dhënë shumë vite më parë.

Dhe ajo është një intervistë ironike nga fillimi në fund. Atë intervistë e ka dhënë shumë vite më parë. Edhe ajo intervistë është e tëra ironike. Unë Edona Bilani kam kërkuar ta njoh se ishte një person kritik, ironik, cinike me mua dhe njëkohësisht kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të. Ç’ka e bën këtë gjë kaq qesharake, të rëndë, është fakti që ka shumë injorancë nëpër rrjete. Detyra të paktën e jotja është që minimumi mos bëni gjëra të tilla”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad